Osmani takon Kurtin e Konjufcën për zhvillimet në veri, opozita bojkoton takimin

Osmani takon Kurtin e Konjufcën për zhvillimet në veri, opozita bojkoton takimin

Krerët shtetëror janë takuar të hënën për të diskutuar lidhur me situatën në veri.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti, zv.kryeministrja Donika Gërvalla, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.


“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se do të vazhdojë koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë.

Lexo edhe

Video