Osmani takon ish-presidentin e ShBA-së, Bill Klinton

Osmani takon ish-presidentin e ShBA-së, Bill Klinton

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, Bill Klinton, të cilin e ka vlerësuar për demokracinë amerikane.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se do të kultivojnë miqësinë me SHBA-në përpjekjet e saj për paqe në botë.


“Ju keni lartësuar vlerat e demokracisë amerikane, ne do ta lartësojmë veprën tuaj, duke kultivuar miqësinë me SHBA-të dhe duke qenë aleat në përpjekjet e saj për paqe në botë kurdo e kudo”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po qëndron në Neë York, me ç’rast ka takuar personalitete të larta të shumë shteteve nga e mbarë bota.

Lexo edhe

Video