Osmani takon Butel: Institucionet e reja të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e popullit

Osmani takon Butel: Institucionet e reja të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e popullit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.

Me këtë rast, ambasadorja Butel uroi Osmanin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit duke thënë se mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.


Ndërsa, Osmani falënderoi ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e presidentit Emmanuel Macron për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Osmani theksoi se pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja, të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme, thuhet në komunikatën për media.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: