Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në New York ku po mbahet Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se me Sekretarin Blinken kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit dhe stabilitetin në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkërendimin me aleatët.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët. Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme”, ka shkruar Osmani.