Osmani takon ambasadorin Sakar, falënderon Turqinë për mbështetjen e deritashme

Osmani takon ambasadorin Sakar, falënderon Turqinë për mbështetjen e deritashme

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme. 

Sipas komunikatës nga Presidenca,  të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve, duke shfaqur shpresën se nën mandatin e Presidentes Osmani ato do të thellohen edhe më tej.


 Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet të të dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit.

 Është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë dhe pasojave  të saj, sidomos në sferën e ekonomisë. Presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me Qeverinë e Kosovës po e bëjnë të pamundurën për t`i siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet mike.

Lexo edhe

Video