Osmani takon ambasadorin Rohde, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme

Osmani takon ambasadorin Rohde, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme

U.d. Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu priti në takim Ambasadorin Gjerman, Jorn Rohde.

Në takim, ambasadori Rohde e uroi Osmanin për përvjetorin e pavarësisë, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.


Duke folur për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, Osmani theksoi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.

Në këtë drejtim, u theksua që për një përfundim të suksesshëm të procesit zgjedhor, duhet siguruar që të numërohet secila votë dhe të mos ketë vonesa të cilat do të pengonin konstituimin e institucioneve.

 U.d. presidentja e falënderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, dhe për mbështetjen e të gjitha proceseve të cilat janë të rëndësishme në rrugëtimin e shtetndërtimit të vendit.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: