Osmani takon ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për koordinimin në politikën e jashtme

Osmani takon ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për koordinimin në politikën e jashtme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.


Në takim me ambasadorin Abbott, presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani ka falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Lexo edhe

Video