Osmani takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet në vend
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftim thuhet se në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe ekonomisë.

Presidentja Vjosa Osmani vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejmë të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024