Osmani takoi kryetarin e Linzit, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryetarin e Linzit, në Austri, Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë, të cilin e kultivojnë dy vendet.

Ata biseduan edhe mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në të gjithë Austrinë që e ka pasur tradicionalisht.

Presidentja Osmani, siç u bë e ditur në komunikatë, theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet '90, kur i ka njohur diplomat e Kosovës dhe ka ndihmuar në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ka ndihmuar në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.

Në takim, është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.

“Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, u bë e ditur në komunikatë.

Kryetari i Komunës së Linzit, Luger u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Osmanin për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin e Linzit. Ai tha se mërgata e Kosovës është integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë austriake dhe është shndërruar në faktor të rëndësishëm zhvillimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024