Osmani takoi kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha

Osmani takoi kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Tajlandë është takuar me kryeministrin Prayout Chan-o-cha, me të cilin ka biseduar mbi forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Osmani ka falënderuar kryeministrin e Tajlandës për mbështetjen e këtij shteti  dhe njëkohësisht ka kërkuar përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.


Ajo ka theksuar se Kosova e sheh këtë shtet si aleat në këtë pjesë të botës, ndaj është e interesuar që edhe me ndihmën e saj të ndërtojë marrëdhënie miqësore me shtetet e Azisë Juglindore.

Osmani në këtë takim ka prezantuar mundësinë dhe potencialin që ofron Kosova për investitorë të jashtëm, duke përmendur popullsinë e re dhe të arsimuar si asetin kryesor shtetëror.

Për ta lehtësuar bashkëpunimin ekonomik me këtë shtet, Osmani ka theksuar nevojën e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve dhe atë për eliminimin e taksimit të dyfishtë. Në këtë kontekst, presidentja është angazhuar për rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes së qytetarëve në mes të dy vendeve.

Lexo edhe

Video