Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash

Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa në Kosovë vdesin njerëzit për mungesë vaksinash, të cilat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato

Presidentja Osmani këto komente i bërë gjatë takimit me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, i cili e uroi për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli urimet edhe të mbretit të Belgjikës.

Ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.


Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen belge, duke potencuar se raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve janë të hershme.

Osmani ka theksuar se në bashkërendim me Qeverinë po përpiqen t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Lexo edhe

Video

error: