Osmani: Sllovenia me mbështetje të palëkundur për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Osmani: Sllovenia me mbështetje të palëkundur për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.


 Sipas njw komunikate tw Presidencws, Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Lexo edhe

Video

Komentet janë të mbyllura.