Osmani: Serbia, trampolinë e Rusisë

Osmani: Serbia, trampolinë e Rusisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se është shndërruar në trampolinë të ndikimit keqdashës të Rusisë në rajonin e Ballkanit.


Ajo në Prime Time të Kanal 10, ka thënë se Beogradi zyrtar vazhdon edhe sot e kësaj dite me retorikën e njëjtë sikurse të viteve nëntëdhjeta, përmes politikave agresive ndaj vendeve të rajonit.

“Serbia është shndërruar në trampolinë të ndikimit keqdashës të Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor. Rusia së bashku me Serbinë janë të interesuara që përmes sulmeve ndaj Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi, të luftojnë jo vetëm Kosovën, por edhe interesat amerikane në rajon”, u shpreh Osmani.

Lexo edhe

Video

error: