Osmani: Reformimi i sistemit të drejtësisë mbeten prioritet për institucionet e Kosovës

Osmani: Reformimi i sistemit të drejtësisë mbeten prioritet për institucionet e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim sekretaren e përgjithshme të OSBE-së Helga Schmidt, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit.

Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OSBE dhe vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me misionin e saj në Kosovë, si reflektim i vlerave të përbashkëta të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sundimit të ligjit.

Ajo shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe përsëriti qëndrimin se reformimi i sistemit të drejtësisë, punësimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në Kosovë do të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e saj.

Lexo edhe

Video

error: