Osmani reagon pas zgjedhjes së Deliçit si nënkryetar të Kuvendit serb

Osmani reagon pas zgjedhjes së Deliçit si nënkryetar të Kuvendit serb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliçit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.


Presidentja Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit. Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter

Lexo edhe

Video