Osmani reagon pas fitores kundër Qipros: Ju lumtë djema, fitore e shumëpritur

Osmani reagon pas fitores kundër Qipros: Ju lumtë djema, fitore e shumëpritur

Kombëtarja e Kosovës shënoi sot fitore me stil në Ligën e Kombeve, duke e shkatërruar Qipron me rezultat të thellë 5:1.

Fitorja e sotme nënkupton që Kosova e përforcon vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C, ku tani ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, katër sosh më shumë Qipro në vendin e tretë, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, fitores së sotme i është gëzuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila menjëherë pas ndeshjes reagoi në faqen zyrtare në “Facebook”.


Osmani tha se kjo ishte një fitore e shumëpritur, ndërsa iu uroi fat futbollistëve të Kosovës në ndeshjet e radhës.

“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.

Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, shkruante Osmani në “Facebook”.

Lexo edhe

Video