Osmani: Pushoi kavalli i bacës Shaqë

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka thënë se instrumentet e muzikës sonë burimore: okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin.

Osmani ka shkruar në Facebook se baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.


“Kavalli i bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit. Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve – Bacën Shaqë”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Video

error: