Osmani pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës

Osmani pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga Presidenti i Parlamentit, Juri Ratas, ku ka thënë se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës.

Në takim, presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

Më tej, Osmani ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit.


Presidentja Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës. Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara për liberalizimin e vizave, megjithëse ato ishin dyfish më shumë se për vendet e tjera.

Ajo ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Në takim me presidentin e parlamentit estonez, Osmani ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë.

Lexo edhe

Video

error: