Osmani: Presidentit Erdogan i shpreha përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin

Osmani: Presidentit Erdogan i shpreha përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se e përgëzoi dje presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen dhe se i shprehu përkushtimin e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

“Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.”, shkroi Osmani në Facebook.


Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë betimin dje për t’u bërë president i Turqisë në parlamentin turk, në Ankara. Në ceremoninë e betimit kanë marrë pjesë personalitet të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 28 majit./KosovaPress

Lexo edhe

Video