Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan

Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës në Prishtinë Ronan Gargan, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.


Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Irlandës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit, por edhe përvojës në procesin e integrimit evropian.

Lexo edhe

Video

error: