Osmani për vizitë në SHBA
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-së ku do të merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, me ftesë të Qeverisë amerikane, përkatësisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC. Ajo gjatë këtij samiti do të mbajë fjalim, si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane. Osmani do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetërorë të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan. Në agjendë është edhe adresimi në ceremoninë për nder të 20-vjetorit të aktivitetit të MCC-së, me ç’rast presidentja do të shprehë mirënjohje për kontributin e kësaj organizate për zhvillimin ekonomik të Kosovës sikurse është Programi Kompakt në vlerë 236 milionë dollarë, lansimi i të cilit u bë ditë më parë.

Osmani do të mirëpritet edhe nga Garda Kombëtare e Teksasit. Në agjendë  do të ketë edhe një ligjëratë në World Affairs Council, në të cilin do të realizojë një bashkëbisedë për Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Në programin e vizitës janë paraparë edhe vizita në disa qytete të Teksasit. Gjatë qëndrimit në Teksas, Osmani shoqërohet nga një delegacion i bizneseve i udhëhequr nga Oda Ekonomike Amerikane, të cilat do ta mbajnë një tryezë të përbashkët me bizneset amerikane për bashkëpunimin reciprok, por edhe takime të tjera me zyrtarë amerikane në ekonomi dhe tregti. Osmani në Teksas do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
513
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024