Osmani për vdekjen e senatorit Dole: U prefsh në paqe, mik i dashur

Osmani për vdekjen e senatorit Dole: U prefsh në paqe, mik i dashur

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.

Në një postim në Twitter, e para e vendit ka shkruar se janë përherë mirënjohës  senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.


“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.

Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: