Osmani për vdekjen e regjisores Berisha: Vdekja e hershme e Buqes është humbje e madhe për artin

Osmani për vdekjen e regjisores Berisha: Vdekja e hershme e Buqes është humbje e madhe për artin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha. Osmani thotë se vdekja e saj është një humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.


Ndarja e saj nga jeta do të lë zbrazëti të madhe në jetën publike.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha. Vdekja e hershme e Buqes, sikur njihet ndër qarqet  artistike, është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës. Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi. Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin ‘Faruk Begolli’, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht. Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar. Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe

Video

error: