Osmani për vaksinat në veri: Serbia shfrytëzon çdo rast për të destabilizuar Kosovën

Vjosa Osmani e cila po ushtron postin e presidentit të vendit, tha se me futjen e vaksinave në veri të Kosovës, Serbia ka bërë shkelje flagrante të marrëveshjeve me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel. Sipas saj, ky rast tregon mungesë të përgatitjes nga institucionet e Kosovës dhe i njëjti duhet të hetohet.

Këto deklarata Oskani i bëri pas vizitës në Klinikën Infektive ku nuk pranoi pyetje për çështjet politike, ndërkohë tha se personeli mjekësor ka nevojë për mbështetje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se institucionet e Kosovës duhet të njoftojnë të gjithë qytetarët rreth kohës së ardhjes së vaksinave, përfshirë ata në veri të vendit.

“Përderisa mungon një informatë e tillë dhe një bashkërendim i tillë natyrisht që Serbia e shfrytëzon çdo hapësirë dhe çdo vakum të tillë për të destabilizuar vendin. Sepse ata edhe kur e përdorin këtë si argument kinse për mbrojtje të qytetarëve ne fakt po e shfrytëzojnë për destabizilizim te situatës, të sigurisë por edhe politik qe pastaj mund të këtë pasoja me te mëdha. Natyrisht qe hetimet duhet të bëhen, personat që e kanë kryer krejt këtë proces ne mënyrë ilegale duhet te përgjigjen, mirëpo duhet një politike shumë më proaktive e institucioneve tona, e qeverise sonë, e jo vetëm të jenë reaktiv ndaj asaj çfarë ndërmerr Serbia. Duhet një bashkëpunim me të gjitha komunat e vendit, përfshirë komunat në veri, në mënyrë që institucionet tona të zgjedhura të informojnë secilin qytetar se si do të realizohet procesi i vaksinimit”, tha Osmani.


Ajo tha se Kosova është vonuar në sigurimin e vaksinës dhe për këtë duhet kërkuar përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës, por shtoi se po bëhen përpjekje të tjera në mënyrë që të merret ndihmë rreth vaksinave nga shtetet e Bashkimit Evropian që kanë porositur më shumë sasi se numri i banorëve.

Osmani ka thënë se mjekët kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe të kenë vëmendjen e institucioneve jo vetëm gjatë pandemisë.

“Vetëm kur e ndryshojmë mentalitetin qeverisës në një mentalitet ku shëndetësia e arsimi janë prioritare dhe jo investimet në asfalt të cilat shumë herë janë të panevojshme atëherë ne do të mund të kemi kualitet edhe në shërbimet shëndetësore por edhe shërbimet e tjera qe janë të domosdoshme për qytetarët tanë e shtetin tonë në përgjithësi”, tha ajo.

Osmani tha se gjatë takimit me personelin mjekësor, mantelbardhët kanë kërkuar që në seancën e sotme për buxhetin deputetët të kenë prioritet shëndetësinë.

Para Klinikës Infektive, ushtruesja e detyrës së postit të presidentit ka vizituar edhe drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: