Osmani: Për një kohë të shkurtër arritëm një ndryshim të madh pozitiv

Osmani: Për një kohë të shkurtër arritëm një ndryshim të madh pozitiv

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në gjashtë muajt e fundit Kosova ka përmirësuar imazhin e saj para ndërkombëtarëve, ndonëse ka pranuar se në këtë drejtim ka ende punë për të bërë.

Ajo në emisionin PrimeTime të Kanal 10 ka thënë se përmirësimi i imazhit të vendit tonë vjen si rezultat i punës së mirë që është kryer gjatë kësaj periudhe nga institucionet vendore.

Osmani tha se gjatë kësaj periudhe është dashur të sanohen dëmet e bëra në të kaluarën.


“Kemi pasur një prezencë të madhe në mediat ndërkombëtare, ku kemi prezantuar Kosovën si një shtet kredibil dhe këtë e dëshmuar me shumë veprime në gjashtë muajt e fundit. Tash kemi një brez të ri politik, kemi politikanë që përfaqësojnë diçka më ndryshe. Kemi punuar me shumë investues ndërkombëtarë që patën humbur besimin për shkak të gabimeve në të kaluarën. Tash ata e shohin Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, ka një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit që ka ndryshuar imazhin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar.

“Për një kohë të shkurtër nuk mund të ndryshojnë të gjitha gjërat, por ka një ndryshim drastik pozitiv”, është shprehur ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: