Osmani njofton ambasadorin e Zvicrës për zhvillimet e fundit në veri
Lexohet për: 1 min.
1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm. 

 Zvicra, sipas presidentes Osmani është një parter strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë  atje.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025