Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Osmani: Padia ndaj Serbisë kërkon përgatitje serioze

Osmani: Padia ndaj Serbisë kërkon përgatitje serioze

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se padia ndaj Serbinë, kërkon përgatitje serioze dhe hulumtim të thellë. Për këtë ajo ka siguruar që ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid.

Ajo gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor, tha se do të bashkëpunojnë edhe me shtetet të cilat do të ndihmojnë për arritjen e drejtësisë.


“Pjesa e përgatitjeve për një padi të tillë është pjesë, e cila nënkupton përgatitje tejet serioze, involvim i një sërë institucionesh, hulumtim tepër të thellë. Sepse, si Kosovë ne besojmë dhe duhet të kemi sukses. Do të bashkëpunojmë me secilin shtet i cili do të na ndihmojë për të arritur drejtësi. Sepse drejtësia e jo hakmarrja është e tëra që ne kërkojmë”, ka deklaruar ajo.

E para e shtetit tonë ka përsëritur se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosjae popullit të pafajshëm shqiptar.

“Për secilin që i njeh për së afërmi masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, nxirret një përgjigje e qartë që qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk ka qenë thjesht spastrimi etnik. Qëllimi ka qenë i qartë, e ai ishte shfarosja”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: