Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklaroi sot se shkaku i Maqedonisë Veriore po bllokohet Shqipëria dhe i gjithë rajoni në procesin e integrimeve.

Ai theksoi sonte në “Program 2000”, se nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.


“Në procesin e integrimeve jemi të bllokuar, dhe për shkak neve është edhe Shqipëria e bllokuar, i tërë rajoni është i bllokuar për shkak të kësaj çështjeje, dhe nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe barra e këtyre dy palëve që bisedojnë është shumë më e madhe se vetëm tejkalimi i dallimeve ndërmjet dyja vendeve. Vullnet të mirë pashë, dinamikë kemi vendosur, kalendarë kemi definuar, strukturën e kemi përcaktuar, tani na mbetet të vazhdojmë me këtë dinamikë”, tha Osmani.

Osmani thotë se ndjehet i brengosur për reperkusionet nga zvarritja e situatës gjeo-politioke në rajon dhe në vend për situatën e brendshme.

“Unë si ministër i Jashtëm kam qasje në analiza të shumta, informacione të shumta, dhe më shumë më brengosin reperkusionet nga zvarritja e situatës gjeo-politike në rajon por edhe për situatën e brendshme. Shqipëria është peng i joni, në një moment Shqipëria mund të thotë unë nuk mund më, dhe kjo do të krijojë raporte të reja dhe situata të reja në rajon”, tha ai. /AlsatM

Lexo edhe

Video