Osmani nga Londra: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, temë kryesore me liderët evropianë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbi ecurinë e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e 46 vendeve evropiane, njëherësh takimi më i madh i liderëve evropianë në vitet e fundit.

Osmani në një video-adresim në Facebook tha se gjatë këtij samiti ka diskutuar  për mënyrën e ecjes përpara në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Diskutuam edhe si të ecim përpara në procesin e anëtarësimit në KiE, ku kjo ishte temë primare në të gjitha diskutimet e mia me liderë evropianë, por edhe në çdo takim kemi diskutuar si ta rrisim bashkëpunimin bilateral, sepse ka shumë potencial, qoftë ekonomik, qoftë në fushën e arsimit, por edhe në fushën e mbrojtjes dhe duhet ta zhvillojmë këtë potencial me shumë shtete dhe nëpërmjet këtyre diskutimeve të përfitojnë qytetarët tanë. Në përgjithësi ka qenë edhe një Samit tjetër i Komunitetit Politik Evropian me shumë mundësi që ta paraqesim qëndrimin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i forcojmë aleancat që janë ekzistenciale për sukseset e shtetit tonë dhe të popullit tonë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka përkujtuar se Kosova asnjëherë nuk ka lejuar të bie nën ndikimin e Rusisë, përderisa Serbia përdoret si satelit i Rusisë dhe i takon mentalitetit të shekullit të kaluar.

Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të mbetet storie suksesi, një prej shteteve që e dëshmon fuqinë e aleancave, demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e lirisë.

“Natyrshëm, ne kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë, atyre që na kanë qëndruar pran në kohët më të vështira sepse rruga përpara dhe sukseset përpara janë të munduar me punën tonë të pa ndalur, por edhe me përkrahjen e aleatëve tanë”, tha Osmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024