Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Osmani: Në Prishtinë është bërë modë që të më kritikojnë pa i dëgjuar fjalimet e mia

Osmani: Në Prishtinë është bërë modë që të më kritikojnë pa i dëgjuar fjalimet e mia

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka mohuar që nuk ka përmendur në fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë ajo u shpreh se është bërë modë në Prishtinë që të kritikohet pa ia dëgjuar fjalimet. Tutje, ajo ka folur edhe për qeverinë Hoti, për çka tha se është pakicë, e sa i përket jetëgjatësisë së saj, u shpreh se gjithçka do të qartësohet në fund të janarit të ardhshëm.

Pas vizitës tri-ditore në Shqipëri, Osmani i është drejtuar mediave kosovare, ku është pyetur nga KosovaPress për fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, ku veç tjerash u kritikua se nuk ka përmendur UCK-në.

“Është bërë modë në Prishtinë tek disa politikanë që të kritikojnë pa ma dëgjuar fjalimin, natyrisht unë edhe në fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë kam përmendur luftën e drejtë çlirimtare dhe luftën e drejtë çlirimtare dihet shumë mirë se kush e ka bërë. Nuk kanë ardhur njerëz nga hëna, për ta bërë atë, por e kanë bërë djemtë dhe vajzat tona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, kam folur edhe për këtë çështje, por njerëz fare pa dëgjuar, njëjtë sikur fjalimet në kuvend, ku unë flas qartë për UÇK-në, flas qartë për Jasharajt, flas për të gjithë dhe pas pesë minutash del dikush dhe thotë se nuk e kam përmendur, sepse as nuk lodhen të dëgjojnë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tha se pikërisht ata që po flasin për të, po e dëmtojnë vetë luftën çlirimtare.

Ajo ka suspenduar nga pozita e Sekretarit të Presidencës, Driton Gashin, i cili ishte punësuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.


Ajo ka treguar se ku është pezulluar Gashi

“Nuk është përcjell pezullimi pas lirimit të detyrës nga z. Gashi. Pezullimi ka ndodhur disa ditë më herët, pra ka ndodhur 4 ditë më herët dhe jo sot, ka ndodhur më herët. Ne si Presidencë kemi denoncuar rastin, bazuar në atë që kemi parë dhe tani u takon organeve të drejtësisë që të merren me të”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani tha se qeveria aktuale nuk e ka shumicën parlamentare, tutje ka treguar edhe sa është jetëgjatësia e saj.

“Nuk është që e kualifikoj unë. Qeveria i ka 60 vota, siç e dini, dhe ashtu kualifikohet në çdo aspekt të terminologjisë parlamentare, përderisa nuk ke një shumicë mbi 61. Pra, është një problem që po e përcjell shumicën parlamentare në Kosovë, ju e dini që asnjë ligj nuk ka arritur të votohet edhe pa bashkëpunimin e opozitës. Edhe sa do të ketë jetë, nuk është përgjigja që mund të jap unë, por do ta determinojnë rrethanat, besoj që deri në fund të janarit do të qartësohet gjithçka”, shtoi ajo.

Ajo nuk ka komentuar veprimet e LVV-së gjatë ditës së sotme në kuvend, meqë siç tha ajo, nuk ka arritur ende t’i përcjellë.

Lexo edhe

Video

error: