Osmani në Lubjanë: Raportet Kosovë-Slloveni do të thellohen në të ardhmen

Osmani në Lubjanë: Raportet Kosovë-Slloveni do të thellohen në të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj slloven Borut Pahor.

Në takim, presidentja Osmani ka potencuar se marrëdhëniet e afërta ndërmjet popujve të Kosovës dhe Sllovenisë, datojnë që nga vitet e para luftës dhe janë zhvilluar hovshëm në vitet që pasuan.


Sipas saj, raportet ndërshtetërore me Slloveninë do të thellohen dhe intensifikohen vazhdimisht në të ardhmen.

“Kosova dhe Sllovenia ndajnë të njëjtin vizion për paqe e prosperitet në rajon bazuar në vlerat euro-atlantike. Anëtarësimi në BE dhe NATO janë garanci kryesore për paqe në rajonin tonë. Mirënjohës pafund për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen tonë evropiane, përfshirë për përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

Sipas presidentes Osmani, ekziston gatishmëria e dyanshme që të punohet për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fushën ekonomike, atë të mbrojtjes e në diplomaci, si dhe në shumë fusha të tjera.

Lexo edhe

Video