Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Kuvendit të Islandës, Birgir Armannsson dhe ministren e Jashtme, Thordis Kolbrun Reykfjord Gylfadottir, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike për Kosovën.
Osmani ka shkruar se Kosova dhe Islanda ndajnë idealet e njëjta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit, prandaj në këtë frymë, në takimet me lidershipin e Islandës, ka potencuar rëndësinë vendimtare që Kosova t’i bashkohet Këshillit të Evropës dhe të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e këtyre vlerave.