Osmani në Austri diskuton për Agjendën e Gjelbër

Osmani në Austri diskuton për Agjendën e Gjelbër

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot në Vjenë se Kosova mbetet e përkushtuar për të jetësuar zotimet në kuadër të Deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Ajo gjatë takimit me ministren për Veprim Klimatik, Leonore Gewessler, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për një të ardhme të gjelbër e të qëndrueshme.

Sipas saj, pandemia ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është kujdesi ndërmjet aktivitetit tonë të përditshëm ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, në funksion të shëndetit edhe për qytetarët.


Në këtë kontekst, tha se politikat e saj do të udhëhiqen nga parimet e Marrëveshjes së Parisit, edhe pse Kosovës i është mohuar mundësia e ratifikimit të saj.

Sipas presidentes Osmani, tranzicioni energjetik, menaxhimi i mbeturinave, dhe ruajtja e mirëmenaxhimi i resurseve ujore, mbeten disa prej sfidave kryesore në vend.

Përderisa institucionet do të angazhohen për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme, ajo e ftoi ministren dhe partnerët nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar Kosovën në këtë rrugëtim, në aspektin e ekspertizës, por edhe në atë financiar.

Në përmbyllje të ditës së parë të vizitës në Austri, presidentja Osmani ka mbajtur një ligjeratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë, me temën “Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe Storjet e Suksesit”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.