Osmani: Nderojmë gjithë veteranët që nuk hezituan por rezistuan

Osmani: Nderojmë gjithë veteranët që nuk hezituan por rezistuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Veteranit tha se përulet para të gjithë atyre veteranëve të cilët atëherë e edhe sot atdheun e kanë mbi të gjitha.

Osmani shkruan se edhe për sulmin e parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz që ndodhi 30 vjet më parë.


“Fundviti përkon edhe me Ditën e Veteranit të UÇK-së, e cila i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë. Sot nderojmë të gjithë ata veteranë, të cilët nuk hezituan, por rezistuan, nuk ngurruan, por luftuan dhe nuk u zmbrapsën, por i dhanë shtytje lirisë sonë.  Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje. Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!”, ka shkruar Osmani në “facebook”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.