Osmani mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kosta Rikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me liderë të tjerë botërorë, ka marrë pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Presidentja Osmani e ka uruar presidentin Chaves në marrjen e detyrës së tij të re, duke i uruar suksese në përfaqësimin e popullit të Kosta Rikës.


“Pavarësisht distancës, partneriteti ynë është unik, i themeluar në shtyllat e miqësisë, e vlerave tona të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhurit e popujve tanë, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë” ka thënë presidentja Osmani.

Osmani ditë më parë ka qëndruar edhe në Panama ku ka zhvilluar disa takime.

Lexo edhe

Video