Osmani mirëpret miratimin e programit Kompakt për Kosovën

Osmani mirëpret miratimin e programit Kompakt për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Bordi i MCC-së miratoi programin Kompakt për Kosovën.

Ajo ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike sot me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së Mahmoud Bah, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për partneritetin.


“Marrëveshja Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh do të ndihmojë Kosovë të ndërtojë një sistem energjie elastik dhe një fuqi punëtore profesionale”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Bordi  Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në mbledhjen e rregullt më 30 qershor 2022 ka aprovuar Projektin Kompakt si dhe kanë hapur rrugën për nënshkrimin dhe finalizimin e proceseve të ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe dekretimin nga presidentja Vjosa Osmani.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.