Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Osmani mirëpret angazhimin e EULEX-it në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve

Osmani mirëpret angazhimin e EULEX-it në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve

Presidentja  Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

 Në takim u bisedua pas aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.


Sipas një komunikate të Presidencës, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

 Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

Lexo edhe

Video

error: