Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Pelosi

Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Pelosi

Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Uashington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për nder të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Osmani dhe Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan. Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.


Në darkë presidentja Osmani pati rastin të takohet dhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorët Bob Menendez e Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Osmani qëndroi në Uashington me ftesë të organizatorëve të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folësit kryesor në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë.

Lexo edhe

Video