Osmani mbajti takim me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve në Zveçan dhe Leposaviq

Osmani mbajti takim me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve në Zveçan dhe Leposaviq

Presidentja Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike, sot mbajti takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Sipas Presidentes Osmani, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.

“Presidentja Osmani do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore.’, informoi Presidenca.

Lexo edhe

Video