Osmani: Marrëveshja e Prespës, shembull për Ballkanin

Osmani: Marrëveshja e Prespës, shembull për Ballkanin

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se tri vite pas nënshkrimit, Marrëveshja e Prespës i tejkalon kufijtë e rolit të saj primar për partneritet strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në një publikim në rrjetin social ‘Facebook’, ai ka shkruar se Prespa është simbol rajonal për përfshirjen e diplomacisë në tejkalimin e kontesteve mes vete.


Sipas tij, kjo është mënyra se si duhet të ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve në Ballkan.

“Tre vjet pas nënshkrimit, Marrëveshja e Prespës jo vetëm se e kalon testin e kohës, por edhe i tejkalon kufijtë e rolit të saj primar për Partneritet strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Sot Prespa është simbol rajonal për përfshirjen e diplomacisë në tejkalimin e kontesteve mes vete, një lloj modeli, shembull mbi të cilin edhe në të ardhmen do të ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve në Ballkan. Për dy javë, më 1-2 korrik, në Ohër dhe Oteshevë, pikërisht për rolin e Prespës dhe të marrëveshjeve të tjera, në konferencën e parë ndërkombëtare – Forumi i Prespës për Dialog”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe

Video

error: