Osmani: Luani atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së

Osmani: Luani atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Luan Haradinajn në 24 vjetorin e rënies në njërën prej betejave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Osmani emri i heroit Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit, i cili atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së.


Ajo tha edhe se familja Haradinaj e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për çlirim sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ë ndihen krenar me veprën e Luanit.

“Emri i heroit Luan Haradinaj qëndron në simbiozë perfekte me profilin e luftëtarit, i cili atdhedashurinë e ktheu në art luftarak, duke u shndërruar në njërën ndër ikonat e luftës së UÇK-së. Familja Haradinaj, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim, sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me veprën e Luanit. Ai ra në kufirin ndërmjet Kosovës- shtetit për të cilin kapi pushkën dhe shtetit të Shqipërisë nga u frymëzua në luftën për çlirim. 24-vjet më parë në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit” në Kushnin të Hasit, bashkë me 178 bashkëluftëtarë ranë në pritën e ushtrisë jugosllave. Luani ra heroikisht për t`u shndërruar në kambanë lirie! Sot, përkulemi me respekt para tij dhe heronjve të tjerë, të cilët bën të mundshme lirinë tonë, sikurse edhe ndërtimin e shtetit! qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.

Lexo edhe

Video

error: