Osmani kujton viktimat e masakrës në Reçak

Osmani kujton viktimat e masakrës në Reçak

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat e njërës nga masakrat më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore, atë të kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë në Reçak.

“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra në Reçak, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan Osmani në Facebook.


23 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.