Osmani: Korpusi i Paqes është shembull i thellësisë së partneritetit Kosovë-ShBA
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtoreshën e Korpusit për Paqe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn.

Pas takimit, e para e vendit, Vjosa Osmani tha se Korpusi i Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Ndërkaq, drejtoresha e Korpusit të Paqes të ShBA-së Carol Spahn, tha se prej vitit 2014 më shumë se 220 vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë ardhur në Kosovë për të ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe shtyrë përpara paqen në Kosovë.

Përmes këtij korpusi ajo tha se janë mbështetur të rinjtë dhe gratë e Kosovës për të përfituar shkathtësitë për punësim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024