Osmani kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot në Bruksel kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, me të cilin ka biseduar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.


Osmani në veçanti nga kryeministri Martin kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen.

“Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e saj duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexo edhe

Video