Osmani: Institucionet të jenë në krye të detyrës

Osmani: Institucionet të jenë në krye të detyrës

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me vërshimet.

Sipas saj, pasojat e kësaj që po shohim janë edhe për shkak të mungesës së seriozitetit sistematik për investime kualitative kapitale.

“Fatkeqësitë natyrore vërtet janë të paparashikueshme, por rëndimi i situatës shkaku i mungesës së seriozitetit sistematik e afatgjatë për investime kualitative kapitale është tërësisht i pafalshëm. Situata e këtyre ditëve është dëshmi e qartë se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, ndaj mbi të gjitha duhemi të sigurohemi që ndërtimi i tyre të realizohet konform standardeve më të larta”, shkroi Osmani.


Ajo falënderoi Forcën Sigurisë së Kosovës, e cila ndodhet në terren në zonat më të rrezikuara në gatishmëri të plotë për t`i ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë.

Në fund, pati edhe një apel për qytetarët dhe institucionet e vendit.

“Ju lus të gjithëve që të tregojmë kujdes ta shtuar në qarkullim dhe t`i reduktoni lëvizjet në rrugë deri në menaxhimin e plotë të situatës! Apeloj tek të gjitha institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t`iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me këtë situatë”, përfundoi Osmani.

Lexo edhe

Video