Osmani ia dorëzon flamurin ekipit Olimpik të Kosovës: Presim suksese sepse jeni ambasadorët e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”

E para e vendit ia dorëzoi flamurin skitarit Albin Tahiri dhe tha se vlerëson lartë punën e bërë nga sportistët të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që Kosova të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me dy skitarë profesionistë.

Ajo shtoi se si Tahiri ashtu edhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën me nder dhe krenari.

“Jam këtu me ekipin e Republikës së Kosovës i cili do të udhëtojë së shpejti për të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Dua t’i falënderoj që të gjithë për një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë, jo vetëm gjatë tërë këtij viti por për një periudhë të gjatë në mënyrë që tani Kosova të përfaqësohet nga dy skitarë profesionistë. Nga Albin Tahiri i cili ka marrë pjesë edhe më parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe nga Kiana Kryezoi një 17 vjeçare, e para vajzë e cila merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore dhe arrin normën olimpike. Që të dy do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës me nder e me krenari dhe ashtu sikur të gjithë sportistët tanë do të vazhdojnë të jenë imazhi më i mirë i republikës sonë në botë”, tha Osmani.

Osmani më tutje tha se presin që këta garues të arrijnë suksese në këtë garë dhe kështu të vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të Kosovës në evropë dhe botë.


“Ne natyrisht presim suksesin e tyre mirëpo vet përfaqësimi i tyre i deritanishëm është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin tonë sepse sportistët po vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë në botë edhe në shtetet që nuk na kanë njohur po vazhdojnë ta ngrisin flamurin tonë.”, theksoi Osmani.

Ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi tha me këtë rast se Kosova është bërë pjesë e vetëm 90 shteteve mmë të mira të botës që merr pjesë në këtë garë në Pekin dhe se të pranohet flamuri nga presidentija e Kosovës është një krenari dhe nder ri veçantë.

“Është një rast i veçantë dhe një krenari për në që sot e pranuam nga presidentja flamurin kombëtar të Kosovës dhe besoj që me krenari do ta bartin në shtetin që, siç e ceki presidentja, në shtetin që ende nuk e ka njohur Kosovën dhe të tregojmë që edhe ne kemi garues të cilët vërtetë nga shumë shtete të botës ku mund të cek që në 105 shtete të botës nuk kanë marr norma olimpike dhe nuk janë pjesë e Lojërave Olimpike “Pekini 2022”, pra nga e gjithë bota marrin pjesë vetëm 90 shtete. Nga këto 90 shtete të forta dhe nga kjo konkurenc shumë e madhe i kemi edhe dy sportistë nga Kosova që do të marrin pjesë dhe do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasniqi.

I nderuar me këtë pranim të flamuri u shpreh edhe skitari Albin Tahiri i cili shkurtimisht tha se flamurin e Kosovës e ka në zemër dhe e tregon me krenari.

“Falemnderit presidente. Unë jam shumë krenar. Unë nuk e tregoj flamurin e Kosovës vetëm me dorë, por unë e tregoj flamurin e Kosovës edhe me zemër. Falemnderit shumë”, tha shkurtimisht Tahiri.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.

Lexo edhe

Video