Osmani ia dorëzoi medaljen “Shën Tereza” kardinalit të vetëm shqiptar

Osmani ia dorëzoi medaljen “Shën Tereza” kardinalit të vetëm shqiptar

Gjatë qëndrimit në Itali presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simonit, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.


“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”. Kjo medalje i qe ndarë shtatorin e shkuar, në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, për qëndresën e palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe veprimtarisë së gjatë në shërbim të paqes e të lirisë. Duke i shprehur mirënjohje të thellë, Presidentja Osmani tha: “Kardinal Simonit i mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues për kultivim të vlerave njerëzore dhe kujdesin që ai e tregon në secilin takim dhe secilën ngjarje ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Osmani ia dorëzoi medaljen “Shën Tereza” kardinalit të vetëm shqiptar Osmani takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, diskutohet për raportet e Kosovë-Seli e Shenjtë Osmani në takim me Mattarella: Na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit Osmani takon Papë Françeskun: Njohja nga Vatikani kontribuon në avancimin e raporteve shekullore […]

Komentet janë të mbyllura.