Osmani: Futbolli kosovar humbi një talent premtues
Sport
Lexohet për: 1 min.
Daulina Osmani
4 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka thënë se vdekja e futbollistit Erjon Morina është një humbje e madhe për futbollin kosovar pasi Erjoni kishte një të ardhme të ndritur përpara.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e futbollistit të ri të klubit të Vushtrrisë, Erjon Morina. Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, klubit të Vushtrrisë, miqve të tij dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Osmani në “Facebook”, përcjellë KosovaPress.

Lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit Erjon Morina e ka dhënë të enjten në mëngjes babai i tij, Ilir Morina.

Ai ka vdekur në moshën 22 vjeçare disa javë pasi kishte pësuar sulm kardiak gjatë stërvitjeve me klubin e futbollit “Vushtrria:.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025