Osmani fton liderët evropianë në festivalin e Dua Lipës në Prishtinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Derisa po realizonte fotografi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kjo e fundit e ka pyetur atë për Dua Lipën, ndërsa Osmani nuk ka ngurruar të përmend organizmin e madh që do të bëhet në Kosovë në kuadër të festivalit Sunny Hill.

“Ajo(Dua)është mirë dhe ju fton juve në Festivalin e madh Sunny Hill që do të mbahet në Kosovë, ju fton të gjithë juve”, u ka thënë Osmani liderëve evropian.

Video e shtrëngimit të duarve dhe realizmit të fotografisë është publikuar në llogarinë e presidentes Osmani në facebook.


Ajo ka shkruar se “Përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen tonë përpara në rrugën evropiane”.

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Para samitit, ajo u ka thënë gazetarëve që ka shpresë për liberalizimin e vizave për Kosovën por që nuk dëshiron t’i rrisë pritshmëritë meqë procesi nuk është më në duart e Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.