Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni

Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brione në Slloveni.

Ajo ka treguar për RTK mbi përplasjen që kishte sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani.


Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiq”, tha Osmani, duke shtuar se kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, tha Osmani.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara. /RTKLive/

Lexo edhe

Video